E 'balsamosin' gabimisht, 27-vjeçarja vdes pas dy ditësh agoni

Duhej të ishte një operacion rutinë, por mjekët i injektuan gabimisht formaldeide duke i shkaktuar vdekjen.

Emri i saj është Ekaterina Fedyaeva. 27 vjeçarja vdiq në Ulyanovsk të Rusisë, pas një injeksion me formaldeide, një substancë e përdorur për balsamosjen e kufomave.

Sipas gazetës ruse "Rt", e reja kishte  kishte shkuar në spital për një ndërhyrje rutinë, por në vend  që ti injektonin në vena tretës fiziologjik i kanë injektuar gabimisht lëndë kimike.

Pas dy ditë dhimbjesh tronditëse, ajo vdiq. Gruaja kishte vetëm pak kohë që ishte martuar.

Nëna e vajzës akuzon mjekët për vrasje, ndërsa fjalët e saj dëshpëruese të copëtojnë zemrën: 

"Vajza ime u vra. Kur shkova për të parë pas operacionit kishte dhimbje dhe të vjella. Pastaj  përpëlitej si një gjethe poshtë batanijes, por nuk kishte të ftohtë. Askush nuk erdhi për të parë sepse e dinin shumë mirë që i kishin injektuar helm në trup. Mjekët nuk bënë asgjë për të ndihmuar, vetëm më thanë të shkoj në shtëpi. Ata donin që unë të qëndroja e qetë  isha i heshtur derisa formaldeide po e shkatërronte trupin e saj nga brenda ".

Ajo tregon se ndërhyrja e mjekëve erdhi me shumë vonesë.

"Pas operacionit, për 14 orë nuk bënë asgjë. Kur u ktheva për të biseduar me mjekët, ata ishin duke diskutuar gabimin tragjik, por askush nuk më tha se çfarë kishte ndodhur. Më thanë vetëm se ishte në koma, se zemra, mushkëritë dhe mëlçia kishin pushuar së punuari dhe ishin bashkangjitur me një mushkëri artificiale."

Mjekët pastaj e transferuan atë në një spital në Moskë, në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar, por Ekaterina ishte e lodhur dhe vdiq fill më pas.

E ëma pasi zbuloi të gjithë të vërtetën kërkon drejtësi.Një hetim paraprak po kryhet për akuzën e vrasjes dhe për të hedhur dritë mbi fundin çnjerëzor të vajzës.

 

EMISIONET