Pepe Reina është "piketuar" nga Milan si zëvendësuesi ideal i  Gianluigi Donnarumma, nëse 18 vjeçari largohet nga kuqezijtë në merkaton e verës.

Sipas "Gazzetta dello Sport" pasiguria që e rrethon Donnarummën, e ka detyruar Milanin të shohë gardianin e Napolit si zëvendësues të tij,

Spanjolli do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe sipas gazetës italiane marrëdhëniet e 35-vjeçarit me pronarin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është edhe aq e mirë çka do detyronte Reina të kërkonte një aventurë të re dhe Milan do të ishte alternativa e duhur për të.

/Ora News.tv/