Milan ka qënë ëndrra ime në sirtarë. Një deklaratë që vjen pas një sezoni fantastik me Romës, por që sulmuesi boshnjak Edin Dzeko e ka bërë menjëherë pas përfundimit të sezonit, duke i ndezur dritën jeshile një kalimi të mundshëm tek kuqezijtë gjatë merkatos së kësaj vere.

"Kur isha duke luajtur për Željezničar, ëndrra ime ishte të luaja për Milanin. Pas fitimit të titullit me Wolfsburg unë isha shumë pranë Milanit, por gjermanët nuk donin të më linin të shkoj. Për fat të mirë karriera ime shkoi mirë dhe tani jam shumë i lumtur në Romë".-tha fillimisht Dzeko për "Face TV".

Dzeko ishte gjithashtu afër transferimit tek Chelsea-t në janar ...

"Pasi isha tek Manchester City unë nuk isha gati të shkoj në Chelsea, kështu që vendosa të qëndroj në Romë. Ishte një periudhë shumë e ndërlikuar ku kishte shumë gjëra të rreme. Shumë gjëra po më kalonin në kokë dhe nuk isha me të vërtetë i sigurt se çfarë po ndodhte.

"E ardhmja ime? Tani dua vetëm të luaj këto dy ndeshje për ekipin kombëtar boshnjak dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh.

 "Unë ende dy vjet në kontratën time, kështu që do të duhet të pyesësh edhe Romën".-përfundoi bomberi boshnjak.



/Ora News.tv/