Dyshime për keqpërdorime në Memorialin e Mejës, Haradinaj kërkon hetim

Dyshime për keqpërdorime në Memorialin e Mejës, Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me anë të një letre i është drejtuar kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të nisë hetimet për keqpërdorimet që banorët kanë shprehur rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.

“Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka publikuar edhe letrën dërguar Kryeprokurorit të Shtetit.

EMISIONET