Dyshime për dy raste të reja me antraks tek të imtat në Gjirokastër

Dyshime për dy raste të reja me antraks tek të imtat në

Sëmundja e plasjes te bagëtitë e imëta duket të jetë sërish një këmbanë alarmi për fermerët e Gjirokastrës. Deri më tani janë dy raste të dyshuara, për të cilat pritet një përgjigje nga analizat e ISUV.

11 bagëti të imëta kanë ngordhur vetëm në muajin korrik në Gjirokastër si pasojë e sëmundjes së antraksit, e njohur ndryshe si plasja.

Alarmi ngrihet sërish në këtë qark për dy vatra të reja dyshuese në fshatrat Dhëmblan të Tepelenës dhe Jergucat në Dropull.

Kanë qenë barinjtë që kanë vënë në dijeni autoritetet veterinare pas anomalive të shfaqura tek të imtat.

Përgjegjësi i Sektorit të Veterinarisë në Gjirokastër, Landi Dame, thotë se janë marrë kampione gjaku tek këto dy vatra te reja dhe janë çuar për analiza në ISUV në kryeqytet.

Landi Dame: Presim konfirmimin zyrtar nga ISUV nëse këto raste janë me plasje.Pas konfirmimit zyrtar do të merren të gjitha masat për vaksinimin e tufave të prekura.

Dame kërkon nga fermerët që hasin probleme me të imëtat të kontaktojnë me shërbimin veterinar.

Landi Dame: Shërbimi veterinar është në gjendje alerti për këtë situatë dhe e monitorojnë përditë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me zonat kuy dyshohet, udhëzimet ku fermeri duhet të veprojë dhe mbrojë shëndetin e vet.

Të imtat në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes mikrob, i cili qëndron aktiv 40 vjet nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim.

EMISIONET