Dyrnjaja: Tarifa për Rrugën e Kombit, taksë për kosovarët

Dyrnjaja: Tarifa për Rrugën e Kombit, taksë për

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News mbrëmjen e 10 prillit thotë se tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është një taksë për shqiptarët e Kosovës.

Dyrnjaja: Kjo nuk është taksa për kuksianët, kjo është taksa për kosovarët. T'i themi ca gjëra siç janë. Kuksianët janë një kusur shumë i vogël tek kjo historia dhe për t'u mos u dukur që kjo taksa është për kosovarët, e kanë hëngër edhe kuksianët. Kjo është taksa për t'u marrë lekët kosovarëve. Do shteti me nxjerrë burimet e veta financiare, dhe kuksianët këtu janë vetëm pjesë e pasojës.

Për kuksianët do të korrigjohet dhe taksa do të ngelë për ata. Protesta e kuksianëve na bën shumë mirë sepse ky popull është i vdekur në protestë dhe të gjithë u ndjemë pak kuksianë.



EMISIONET