Dyrnjaja: Rama një supermen!

Dyrnjaja: Rama një supermen!

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Fatmir Xhafaj nuk është aq i fortë politikisht sa për të luftuar me kryeministrin Rama, ndërsa e konsideron të vonuar dorëheqjen e tij.

Dyrnjaja: Unë mendoj se Xhafaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më parë për arsye morale. Në qoftë se ke një kosto politike dhe një figurë publike të kthjellët, duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur plasi skandalin me të vëllain. Edhe një dorëheqje e vonuar është prapë për t'u përshëndetur. Nuk është aq i fortë Xhafaj sa të bëjë një luftë politike me Edi Ramën. Nuk qëndron fare. Edi Rama ka rrëzuar Fatos Nanon, ka rrëzuar njerëz më të fortë politikisht. Edi Rama është supermen për shkak se akoma nuk i ka dalë një rival brenda partisë. Të paktën janë vetnënshtruar ndaj hijes së Ramës edhe për shkak të gjatësisë ndoshta.  

Emisioni u transmetua mbrëmjen e 1 nentorit 2018 në Ora News 


EMISIONET