Dybala-Icardi, Sampaoli jep arsyen pse nuk grumbullonte dyshen e Seria A

Dybala-Icardi, Sampaoli jep arsyen pse nuk grumbullonte dyshen e Seria A

I papunë dhe jashtë kombëtares së Argjentinës, ish-trajneri i "Albicelestëve" Jorge Sampaoli i ka dhënë zgjidhje enigmave sa i përket zgjedhjeve për në sulmin e kombëtares amerikano-latine. Në një intervistë për spanjollen "Marca" Sampaoli ka zbuluar arsyet e mosaktivizimit të Paulo Dybala, si dhe mospërfshirjen e Mauro Icardit.

"Duhej të fitonim menjëherë dhe Dybala e Icardi nuk më jepnin siguri. Kisha shumë lojtarë që kishin qenë në finalen e Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014 dhe kjo ishte arsyeja që nuk rrëzikova të vendosja bast për Dybalën e Icardin. Kemi pasur një plan për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, me mbi 100 lojtarë të përfshirë. Por pas Rusisë gjithçka përfundoi.

"Kupa e Botës ishte e vështirë, sepse ishim të detyruar të fitonim, dhe kjo do të thoshte se talenti nuk mund të shprehte veten. Nuk mund të luanim, thjesht sepse e vetmja mundësi ishte të fitonim Kupën e Botës dhe kjo do të thoshte se ishte e vështirë t'i përgjigjeshim fatkeqësive. Ne gjithmonë stërviteshim mirë dhe hynim në fushë me bindje, por në çdo takim vuanim."-rrëfeu Sampaoli.

Kombëtarja e Argjentinës u eliminua nga Kupa e Botës, Rusi 2018 në fazën e 1/16-ave nga Franca, e cila më pas ia arriti të ngre trofeun. Pas këtij episodi, Jorge Sampaoli u shkarkua nga pankina e kombëtares

EMISIONET