Prej dy vitesh në treg mungon lista e barnave të rimbursueshme përfitues të së cilës janë kategori të sëmundjeve kronike. Lista në treg është ajo e vitit 2016, me 1070 barna dhe mungesa e listës së re e bën të pamundur pasurimin e saj me medikamente shtesë. Të pyetur nga Ora Neës zyrtarë Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor pohojnë se po punohet për listën e re, ndërkohë që grupet e interesit ngrenë me shqetësim pasojat e situatës së neglizhuar

Ka dy vite që lista e barnave të rimbursueshme nuk ndryshon. Nga njw ministër tek tjetri, nga politiku tek tekniku, lista nuk është pasurar me medikamente të reja.

Sipas përfituesve të kësaj liste, kryesisht të sëmurët kronikë, problem është fakti që ilacet e rimbursueshme i përkasin vitit 2016 dhe nuk ka pasur përditësim të listës.

Ora News i interesua pranë fondit të sigurimeve të detyrueshem të kujdesit shëndetësor për të kuptuar aryset e kësaj vonese dy vjeçare të listës së re. Burimet zyrtare, jashtë mikrofonit,  thanë se në vitin e kaluar, nuk ka qenë vullneti politik për shkak të ndryshimeve të pësuar në ministrinë e shëndetësisë, largimit të ministrit Beqaj dhe drejtimi për disa muaj të ministrave teknik.

Po të njëjtat burime konfirmuarn se është ngritur grupi i punës dhe po punon për hartimin e listës së barnave të rimburueshme për këtë vit.

Mësohet se lista e barnave të 2018, do të pasurohet me mbi 30 barna të reja, që do të përfshijnë më shumë medikamente për pacientët e prekur nga sëmundje tumorale, sëmundjeve të veshkave dhe të zemrës.

Lista e re e barnave me rimbursim, pritet të miratohet në muajt prill-maj të këtij viti. Por deri në këtë kohë, grupet e interesit kryesisht ata të tregut farmaceutik kanë ngritur kanë ngritur disa pikëpyetje në lidhje me anomalinë e krijuar në këtë treg si:

1.      Çmimi i barnave të importuara  blihen ne euro ose dollarë dhe shiten ne lek. Në këto dy vite kursi i këmbimit këto dy vite pa listë ka ndryshuar në mënyrë domethënese. Pyetja që shtrohet është se në kurriz të kujt shkon diferenca e ndryshimit të kursit; në dëm të biznesit apo të fondit?

2.      Në të njëjtën kohë që flitet për uljen e cmimeve të bnarnave, në këtë listë kjo ulje nuk reflektohet pasi barnat janë që prej viti 2016 dhe kjo con në dëm të shpenzimeve të fondit i cili me këto kosto mund të rriste gamën e përfituesve.

3.      Një tjetër cështje që ngrihet është ai i medikamenteve patentë, pasi me shtyrjen e miratimit të listës i heq të drejtën barnave të tejra alternative të regjistohen cdo vit dhe të konkurojnë për të qënë pjesë e listës së baranve të rimbursueshëm

/Ora News.tv/