Dy vëllezër nga Skrapari arrestohen me armë e fara kanabisi

Dy vëllezër nga Skrapari arrestohen me armë e fara kanabisi

Dy vëllezër nga Skrapari janë arrestuar pasi akuzohen se po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Policia e Beratit informon se arrestimi i Kalem Muçaj, 51vjeç dhe Elmas Muçaj, 41 vjeç, të dy banues në fshatin “Osojë”  "u bë pasi gjatë hetimit 1 - mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike"

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.  4 krehëra automatiku.   4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.

EMISIONET