Dy turistët e humbur në Theth rrëfejnë aventurën: S'na gjeti policia por banorët

Dy turistët që humbën në Theth një ditë më parë, 33 vjeçari nga Irlanda e Veriut Chris Simm, dhe hollandezja 27 vjeçare Sanne Carbaat, nuk u shpëtuan nga policia, por banorët e kësaj zone turistike. Udhëtimi i tyre për të eksploruar Alpet Shqiptare, për pak përfundoi në tragjedi, pasi ndërsa po linin Valbonën për të shkuar drejt Thethit, humbën rrugën dhe mbeten në mes të errësirës të humbur në majën e Jezercës. Një shenjë orientimi e vendosur gabim, i devijoi nga rruga dy turistët, që fatmirësisht kishin lënë tek kampingu ku qendruan një shënim, “do t’u telefonojmë sa po të arrijmë në Valbonë”. Telefonata që mungoi alarmoi menaxheren e kampingut që njoftoi policinë dhe kjo e fundit për shkak të largësisë nga Shkodra, kërkoi ndihmën e banoreve të Thethit që ti kërkonin.

 Sanne Carbaat: "Jemi nisur në 8 të mëngjesit nga Valbona për të shkuar në këmbë deri në Theth. Koha ishte e mirë. Por gjatë ecjes u ngatërruam dhe morëm rrugën djathtas, kur duhej të shkonim realisht majtas. Shkak u bë një shenjë orientimi e vendosur gabim. Ecëm deri në 6 pasdreke kur ra errësira dhe kuptuam se rruga nuk po na shpinte askund. Koha u prish, filloi shi dhe ere e forte, na duheshin dru për të ndezur një zjarr. Qëndruam plot 5 orë derisa na shpëtuan. Në fillim kishim pak frikë. Nuk kemi humbur ndonjëherë dhe u ndjemë edhe pak budallenj për arsye se ne ishim shumë të përgatitur dhe në një moment ndaluam u menduam se ku kemi bërë gabimin dhe e kuptuam. Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tre djem nga Thethi qe ishin njoftuar nga menaxherja kampit ku qendruam, pasi e kishin lene t’i njoftonim pas mberritjes. Rrugën e kthimit drejt Thethit e kemi bërë për dy orë e gjysëm, pra ka qenë shumë më e shkurtër se sa koha që pritëm”.

Çesk Berishta pjesë e grupit të shpëtimtareve dhe Loren Nikaj qe merret me organizimin e te tilla udhëtimeve, kanë një apel për turistet e huaj dhe strukturat e shtetit.

Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha janë 3 djemtë shpëtimtarë të këtij rasti, që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi që shteti shqiptar të krijojë grupe të specializuara shoqërimi dhe të verifikojë sinjalistikën në këto zona. Shembujt e aksidenteve të turistëve, apo humbjet nuk kanë munguar, si rasti i 3 Çekëve që ende edhe sot pas kaq shumë vitesh nuk dihet fati i tyre.


EMISIONET