Dy të vrarë nga protestat antiqeveritare në Iran

Dy të vrarë nga protestat antiqeveritare në Iran

Të paktën dy persona të cilët morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Iran janë vrarë. Mediat vendase duke cituar burimet zyrtare thonë se vrasjet ndodhën në qytetin Doroud 325 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

"Tubimi i paautorizuar ndezi përleshjet", tha Habibollah Khojastepour, zëvendës i sigurisë i guvernatorit të Lorestanit, duke shtuar se "dy protestues u vranë gjatë përleshjeve". 

Zyrtari nuk përcaktoi shkaqet e vdekjeve, duke shtuar se nuk u qëllua me plumb drejt protestuesve nga policia dhe forcat e sigurisë.

Protestat antiqeveritare kanë filluar që prej ditës së enjte në të gjithë Iranin, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe papunësisë.

EMISIONET