Dy të arrestuar në Dibër e Fier, njëri dhunoi kunatin ndërsa tjetri të vëllanë

Dy të arrestuar në Dibër e Fier, njëri dhunoi kunatin

Dy persona në Dibër dhe Fier janë arrestuar për dhunë në familje. Në Peshkopi, uniformat blu vunë në pranga shtetasin Avdul S, 64 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij shtetasit R.F, 40 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje".

Ndërkohë  në Fier, policia arrestoi shtetasin Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L.Q, 52 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje".

EMISIONET