Dy pushues humbën jetën në plazh por rojet bregdetare s'duken askund

Kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare mungojnë në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare. Në të gjithë gjatësinë e vijes bredetare 4.5 km nga Ura e Dajlit nuk ka asnjë roje vrojtimi, informon gazetari i RTV Ora. 

Nga sezoni i kaluar ka shpëtuar vetem një kullë, por biznesi privat që e ka detyrim të punësojë rojet bregdetare e ka lënë atë bosh.

Dy persona kanë humbur jetën në plazh në harkun e dy ditëve.

Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar për vetë e sidomos për fëmijët.

"Siguria në plazh duhet të jetë në maksimum"thone pushuesit.

Por institucionet nga ana tjetër edhe pse e kanë detyrim të sigurojnë zbatimin e ligjit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, pavarësisht paralajmërimit të prefektit të  Durrësit

Infrastruktura është një tjetër problem, për dushe e banjo publike nuk flitet. 

EMISIONET