Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ishte duke e prezantuar shefen e re të policisë kanadeze, kur dy policëvë që po qëndronin në skenë i ra të fiktë.

Gjatë ceremonisë që zgjati 45-minuta, dy anëtarë të Policisë Mbretërore Kanadeze humbën ndjenjat.

Rreshteri Tammy Patterson, ka thënë se “është normale që policëve t’u bie të fikët, pasi që gjatë qëndrimit në këmbë, gjaku nuk qarkullon si duhet. Nuk arrin te truri, që iu urdhëron të alivanoseni”.

Megjithëse ranë përtokë, ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja tyre i është kthyer normalitetit.

Trudeau emëroi Brenda Lucki, në krye të Policisë Mbretërore Kanadeze, si të parën femër në këtë pozitë

/Ora News.tv/