Violinisti i njohur Olen Çezari dhe grupi i tij “Klandestinët ndërkombëtare” rikthehet në Tiranë me një koncert për dy netë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

Muzikanti shoqërohet në këtë koncert edhe nga 22 artistë të njohur në mbarë botën, teksa premton surpriza për publikun shqiptar.

Olen Çezari: E ndjej të domosdoshme, e kam brenda vetes, është pjesë e dëshirës sime që ajo që ne çojmë nëpër botë të vijë dhe në Tiranë, ta kemi dhe ne tonën këtu. Është një ushtri me njerëz që vjen, është një ushtri muzikantësh.

Disa nga të ftuarit specialë do të jenë kantautroi i njohur italian Alessandro Mannorino, instrumentisti i njohur nga Kina Guo Gan, këngëtarja Lavinia Mancusi, etj.

Violinisti, Olen Çezari, dhe grupi i tij do të interpetojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve më 23 dhe 24 prill në orën 19:00.





/Ora News.tv/