Dy kandidatë nga lista shumëemërore e PD-së pranojnë mandatin e deputetit në Tiranë.

Ndonëse më parë u raportua se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar përfundimin e emrave në listën e kandidatëve të PD, Besnik Troplini dhe Selami Janishehri kanë dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Paralelisht me shqyrtimin e formularëve për kandidatët e listës, KQZ po përgatit organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Deri më tani janë regjistruar dy koalicione ASE dhe Shpresa për Ndryshimin dhe 42 parti.

Në 13 maj do të përfundojë afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Bashkive dhe të listës për këshilltarë. 

Përkundrejt këtij organizimi PD dhe aleatët janë protesta, duke deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor me Ramën kryeministër.

/Ora News.tv/