Gjykata ka caktuar dy ekspertë mjekoligjirë të cilët do të përcaktojnë shkallën e sëmundjes së ish-gjyqtarit të Apelit Shkëqlim Miri.

Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon ndryshim e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e 'Arrestit në burg' për ish-gjykatësi i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Avokati Ardian Visha ka ripërsëritur para pak ditësh kërkesën që gjyqtari të hetohet në një masë tjeter sigurie. 

Si argument  Visha përdor faktin që gjyqtari  ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore dhe prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spital të burgut.  Avokati i gjyqtarit dha si argument faktin se klienti i tij nuk ka rrezikuar ikjen dhe kjo sipas tij është vërtetuar pasi ai nuk u largua megjithëse nga kontrolli iu gjet sasia e parave, ndërsa arrrestimi u be disa orë me vonë.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor pasi  dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.  Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë.Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej  174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Klikoni te lexoni te gjitha lajmet mbi arrestimin e gjyqtarit te Gjykates se Apelit Shkelqim Miri

/Ora News.tv/