Dy ditë nga protesta, ndërkombëtarët thirrje opozitës: Dhuna e papranueshme

Dy ditë nga protesta, ndërkombëtarët thirrje opozitës:

Kur opozita po përmbyll përgatitjet për protestën masive në 16 shkurt, vëmendja e faktorit ndërkombëtar është shtuar ndjeshëm, edhe për faktin e mundësisë së trazirave.  Ambasada e SHBA-së përcjell mesazhin se dhuna ështe e papranueshme.

Reagimi i SHBA-se- "E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

 Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive" thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Reagon dhe BE- Ndërsa ambasadori i Delegacionit të BE-se ne Shqiperi Luigi Soreca, në një intervistë për DW ben thirrje per nje manifestim paqesor.

"Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë” 

Sipas ambasadorit të BE-së, "Dhuna nuk do t'i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet ”

Reagon ambasadori britanik-  Thirrje për një demonstratë paqësore, iu bashkua edhe Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman.

“Mbretëria e Bashkuar e konsideron të drejtën për të protestuar si një e drejtë demokratike themelore. Megjithatë, demonstrimet duhet të jenë paqësore në qoftë se ata janë për të mbështetur demokracinë” 

Reagimit të faktorit ndërkombëtarë, iu përgjgij indirekt nga salla e kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

"Ditën e shtunë përballja është e qartë. Matanë gardhit të policëve është kryehajduti i kapur në vjedhje. Përballë është populli i vjedhur. Derën e Europës do ta hapim të gjithë bashkë protestën e 16 shkurtit" 

 Protesta e opozitës do të nis të shtunën në orën 11:00, ndërsa Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të ketë kthim pas pa largimin e Edi Ramës.

EMISIONET