Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte mendon se duhet të paguhet më shumë dhe këtë e argumenton me faktin se ai ka dy gra.

Ai tha se paga e tij nuk ishte e mjaftueshme dhe se nuk përfshinte një pahesë ushqimore, raporton Philippine Inquirer.

"Jam shumë i lodhur dhe e di sa fitoj? 200 000 piso, ose 3860 dollarë. Unë kam dy gra dhe paga ime ideale unë e vlerësoj se duhet të ishe 1 milionë e pesqind", tha Duterte.

Në 2016, ish-presidenti Benigno Aquino nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rritur orarin e pagave të personelit civil dhe ushtarak.

Presidenti është në shkallën e pagës 33, duke e bërë pagesën e tij mujore 5756 dollarë.

Udhëheqësi i Filipineve ka qenë i martuar me Elizabeth Zimmerman, por dasma e tyre u prish në vitin 1998, për shkak të mashtrimit të Duterte. Aktualisht partnerja e tij është Cielito Honeylet Avancena.

/Ora News.tv/