Në qytetin e Durrësit janë regjistruar shtrëngata ere të fuqishme pasditen e sotme, ndërsa rrugët janë mbuluar nga uji.

Problematika janë shfaqur në disa akse si hyrja e qytetit, zona përpara stacionit të trenit, shëtitorja Taulantja, rruga 'Aleksandër Goga', kryqëzimi te stadium dhe rruga 'Pavarësia'.

Në disa lagje të Durrësit niveli i ujit ka arritur deri në 40 cm, në zonën e Spitallës, në Shkozet, tek ish-këneta dhe zona e plazhit.

/Ora News.tv/