Durrës, zbulohen objekte antike të shek II-III pas Krishtit

Arkeologët shqiptaro francezë që po gërmojnë në Durrës kanë arritur në shtrezësimin e periudhës qytetare ilire, ndërsa kanë zbuluar objekte që besohet se i përkasin shekujve 2-3 pas lindjes së krishtit. Objektet me përdorim në jetën e përditshme, janë zbuluar në rrënojat e një banese, që sipas arkeologëve është braktisur për shkak të zhvillimeve që ata i cilësojnë dramatike.

Gjurmë të periudhës qytetare ilire kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-franceze që punon në Forumin Bizantin" në Durrës. 

Objekte që besohet se i përkasin shekujve të 2-3 pas lindjes së Krishtit janë zbuluar në rrënojat e një banesë që besohet se është braktisur në mënyrë të menjëhershme për shkak të një zhvillimi të cilësuar dramatik sipas arkeologëve që po kryejnë gërmimet.

Eduart Shehu: Kemi arritur në pikën më të thellë në gërmim që i përket më shumë periudhës qytetare ilire. Vetë objektet janë ndoshta të shekullit 2-3 pas Krishtit. Bëhet fjalë për enë qeramike, enë e shkrirë nga nxehtësia ndoshta dhe disa elementë bronzi dekorues apo dhe elementë zbukuries bizhu.

Arkeologu Eduard Shehu thotë se gjetjet që konsistojnë në bizhuteri, enë qeramike apo bronzi dëshmojnë një tjetër shtresëzim historik poshtë forumit bizantin, ku tashmë gjetjet e periudhës romake janë rë dukshme.

Eduart Shehu: Jemi në një situatë të braktisjes të rrënimit të menjëhershëm, le të themi një situatë dramatike ku banesa është rrëzuar dhe për rrjedhojë janë gjetur objekte të plota që e bën edhe më tërheqëse.

Gërmimet arkeologjike të misionit shqiptaro francez janë në vitin e gjashtë dhe kanë zbuluar muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë pallatit të kulturës.

Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit.



EMISIONET