Durrës, shpëtohen nga mbytja 7 turistë italianë

Shtatë turistë italianë, të cilët rrezikonin mbytjen janë shpëtuar nga roja bregdetare e Durrësit, pasditen e sotme.

Mësohet se jahti me vela me i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitanerisë së Portit Durrës, pasi veliera pësoi defekt 5 milje nga porti si pasojë e motit të keq.

Menjëherë kapitaneria e Durrësit nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues "Joni", i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit.

Të 7 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shprehen falënderime për Kapitenerinë e Durrësit, që u erdhën në ndihmë.

EMISIONET