Një aksident me pasojë vdekjen e një fëëmije katër vjeç u regjistrua pasditen e së enjtes në Durrës.  Ngjarja ndodhi në rrugën “Pavarësia” ose rruga e Plazhit siç njihet ndryshe, në sektorin “Iliria”.

Fëmija po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur papritur mjeti i drejtuar nga shtetasi Klaudio Deçke e përplasi shumë fortë.

Katër vjeçari me ineciale B.B mori plagë të rënda dhe nuk arriti tu mbijetonte duke ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Durrësit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën 4-vjecarit.

Pas aksidentit autori Klaudio Deçka fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u vetëdorëzua.

 “Në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.  Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për  kapjen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- sqaroi policia.

/Ora News.tv/