Një 17 vjeçar është kanosur me automatik nga tre djem shokë me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Policia ka ndaluar një 19 vjeçar dhe një 21 vjeçar  ndërsa procedohet në gjëndje të lirë shoku i tyre. Ky i fundit nuk ka treguar krimin.

Operacioni u kodua "Binari Hekurudhor" dhe ngjarja ka ndodhur më 30 shtator.

"Shtetasi D.Ceni në bashkëpunim me shtetasin I. Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç" informon policia e Durresit.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.

Shtetasi A.N. nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar'.

Janë ndaluar shtetasit:

•  Domeniko Ceni 21 vjeç, banues në Sukth;

• Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth.

/Ora News.tv/