Policia portuale e Durrësit ka sekuestruar 725 kg marijuanë e cila kishte si destinacion Italinë ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e transportuesit të drogës. Sipas informacioneve droga është gjetur në një kamion frigoriferik i cili drejtohej nga shtetasi Adrian Cingi i cili është arrestuar nga policia. Policia portuale ka nisur kontrollin e kamionit pas një sinjalizimi se në të ndodhej një sasi e konsiderueshme droge. Pas kontrollit policia ka arritur të gjejë sasinë e lëndës narkotike të vendosur në 36 çanta me 20 kg secila. Ndërkohë policia e qarkut të Durrësit pritet të japë detaje të tjera për operacionin e sotëm antidrogë në port.

/Ora News.tv/