Durrës, i biri i drejton automatikun babait, në Libohovë 68 vjeçari godet me thikë të bijën

Durrës, i biri i drejton automatikun babait, në Libohovë 68

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me armë automatike babain e tij. 

Në pranga përfundoi Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij,  shtetasin S.Muçka,  71 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik,  model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Dhunë në familje"dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Godet me thikë të bijën, arrestohet

Ndërkohë, në Libohovë një 68 vjeçar është arrestuar ka goditur me thikë vajzën e tij 30 vjeçare. Në pranga përfundoi Piro Bane.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30 vjeçare", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET