Grabitet makina që po transportonte paratë e Drejtorisë së Transportit Durrës, autorët marrin 7.5 mln lekë

Një automjet që po transportonte paratë e Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në Shkozet dhe paraprakisht policia thotë se  kanë qenë tre persona që kanë kryer grabitjen.

Mësohet nga burime se shuma e grabitur është 7.5 milionë lekë të reja. 

Sipas policisë, tre autorët ishin me një makinë benz, kur kanë ndaluar makinën që po transportonte paratë. Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut.

"Sot rreth orës 16 :50, në lagjen nr.14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash. Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve. 

EMISIONET