Durrës, arrestohet polici akuzohet se çoi gruan në vetëvrasje
Policia e Durrësit ka prangosur bashkëshortin, efektiev i policisë, një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 47-vjeçarja bashkëshortja e tij Merita Hajdari i dha fund jetës duke u vetëvrarë.
Policia ka dyshime të forta se Sherif Hajdari, ka qënë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij të shkoj drejt këtij vendimi ekstreme në vetëflijim.
I prangosuri Sherifi Hajdari i ka thënë grupit hetimor gjatë dëshmisë së tij se përpara se bashkëshortja të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit kanë debatuar ashpër.
Mungojnë detaje të tjera, por grupi hetimor lidhur me këtë deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47 vjeçaren drejt vetëflijimi. Dëshmia e bashkëshortit të të ndjerës ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ishte mjaft e tensionuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës.
Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarr edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.
Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë gjetur të afërmit në gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas banorëve të zonës, familja Hajdari ka një reputacion të mirë në lagjen ku ata jetojin prej vitesh.