Një 40 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si shpëndarës kokaine.

Arrestimi i tij u krye tek mbikalimi i Sukthit në Durrës.

"Arrestimi i A.H., 40 vjeç, banues në Durrës u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Sukthit", Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë  dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar" informon policia e Durrësit.

Operacioni u kodua "Sukthi"

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

/Ora News.tv/