Duro "qan" barazimin në Kukës: Gjyqtari Hamiti na sakatoi

Duro "qan" barazimin në Kukës: Gjyqtari Hamiti na sakatoi

Barazimi i arritur në një fushë të vështirë si ajo e Kukësit siç duket nuk e ka kënaqur teknikun e Flamurtarit Shpëtim Duro, i cili pas mbarimit të ndeshjes është ndalur për mikrofonin e "Supersport" dhe ka akuzuar gjyqtarin e takimit për rezultatin.

"Një pikë e rëndësishme. Sot e kishim rival direkt Kukësin. Jam i mërzitur pasi Kukësi nuk e meritoi barazimin. Kamikaz Hamiti na ka sakatuar. Jam i mërzituar që nuk fituam. Me këtë grup që pashë në fushë, nuk mendoj se kemi barazuar. Myrtaj, një kamikaz tjetër e ka dhënë penalltinë, ai pas porte. Na kanë sakatuar edhe me kartona të verdhë, edhe për Siljanoskin që në minutën e parë. Më sakatoi edhe për ndeshjen tjetër.

"Ju drejtohem juve, gazetarëve, unë kam 1 vit në Vlorë. Është ndeshja e dytë që ky arbitër mban Kukësin me Flamurtarin. Para 3 ditësh, ky arbitër ka mbajtur Kukësin dhe në Shkodër.

"Patëm edhe një rast në fund të pjesës së parë, ku nuk dha penallti për ne. Aty mbaronte 2-0 pjesa e parë, dhe gjërat ishin ndryshe. Edhe tek goli, arbitri kryesor dhe ai pas porte, po prisnin çfarë vendimi do merrnin, pasi nuk e besonin që shënoi Vlora."- tha Duro.

EMISIONET