Beteja kundër qeverisë me shumë gjasa mund të bëjë bashkë PDIU që në thelb të platformës së saj ka çështjen çame me PBDNJ.

Vangjel Dule nuk duket se do të bëjë të njëjtën veprim me PD, sic bëri disa vite më parë kur u largua nga PS, e cila bëri pjesë të qeverisë PDIU. Kjo u la të kuptohet nga Vangjel Dule pas takimit me Lulzim Bashën.

Dule: Flasim për një axhendë politike aktuale, jo për hamendësime. Nuk kishte  një cështje të tillë në diskutimin tonë. PBDNJ e keni edhe ju të qartë është një parti me një profil të theksuar, që në aktivitetin e vet politik karakterizohet nga kosekuenca në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themelimi i saj dhe për rrjedhojë nuk besoj se ka për interpretime përtej asaj tradicionales. 

Dule u rikthye pas disa kohësh mungese në zyrën e Bashës ndërsa tha se ka diskutuar dhe janë analizuar qëndrimet dhe nismat e marra nga PD dhe aleatët.


/Ora News.tv/