Duka vlerëson Kokëdhimën: Partitë e vogla të mos hyjnë në zgjedhje pa opozitën

Duka vlerëson Kokëdhimën: Partitë e vogla të mos

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, deklaron se partitë e vogla të regjistruara për zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk duhet të marrin pjesë pa opozitën.

I ftuar në RTV Ora, Duka përshëndeti qëndrimin e Koço Kokëdhimës, i cili sipas kreut të PAA dhe pse është regjistruar në zgjedhje ka thënë se nuk hyn në garë pa opozitën.

Një shembull i tillë, tha Duka, duhet të ndiqet dhe nga të tjerët duke nënkuptuar këtu edhe Bindjen e Patozit.

Duka: Partitë e vogla që kanë hyrë në zgjedhje, kundërshtarë ka shumë pak 4-5 parti që edhe ato vetë nuk kanë asnjë lloj besimi që mund të marrin ndonjë bashki. Maksimumi mund të marrin ndonjë grup këshilltarësh, 5-6 veta maksimumi. Pavarësisht kësaj zvarrisin krizën politike dhe nuk zgjidhin gjë. Këto parti të mos plotësojnë këtë oreks të Ramës, të dalin edhe ato që janë regjistruar.Për tu përmendur pozitiv është Zgjidhja e Koço Kokëdhimës që është regjistruar në zgjedhje, por thotë se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, në zgjedhje farsë për të legjitimuar pushtetin e Ramës dhe ti bëj dëm këtij vendi unë nuk marr pjesë. Deklaratë simpatike që mund të ndiqet dhe nga parti të tjera të vogla. Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje ata nuk kanë pse bëhen fasadë e Edi Ramës për ti shtuar pushtetin.




EMISIONET