Duka me fermerët: Skema e rimbursimit të TVSH duhet riparë, dëmton ekonominë

Duka me fermerët: Skema e rimbursimit të TVSH duhet riparë,

Partia Agrare Ambientaliste mbështet fermerët dhe grupet e interesit që kundërshtojnë ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH. Agron Duka tha skema penalizon prodhimin vendas ndaj do të kërkojë nga kryeministri Rama ndryshimin e saj!

Fermerë, prodhues dhe eksportues të mbledhur në një tryezë të organizuar nga Partia Agrare Ambientaliste në Lushnje shprehën shqetësim për ndryshimet e qeverisë në skemën e rimbursimit të TVSH nga 20  në 6 %.

Ata kërkuan rishikimin e vendimit që sipas tyre i dëmton rëndë dhe deformon skemën e TVSH.

Kryetari i PAA, Agron Duka pasi dëgjoi shqetësimet, tha se ky ndryshim zeron efektin e heqjes së TVSH për imputet ndaj do të angazhohet rishikimin e skemës.

Duka: Do të mundohemi të gjejmë të gjitha rrugët, ndoshta edhe një takim me të, në mënyrë që të arrijmë që TVSH-ja për fermerët të kompensohet në masën 20%.

Gjatë diskutimeve të buxhetit të vitit 2019, me propozimin e Komisionit të Ekonomisë u bë përjashtimi nga TVSH për inputet bujqësore, ndërsa njëkohësisht Ministria e Financave për balancim vendosi edhe uljen e rimbursimit në masën 6 për qind.

EMISIONET