Duhen aleanca për të zgjedhur Presidentin e Komisionit Evropian

Duhen aleanca për të zgjedhur Presidentin e Komisionit Evropian

Krijimi i aleancave  për  zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian ishte në qendër të deklaratave të kandidatëve të partive politike evropiane pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Kandidati kryesor i Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber u bëri thirrje socialistëve, Liberalëve dhe të Gjelbërve të "bashkojnë forcat" e tyre në një program për pesë vitet e ardhshme për të pasqyruar një "Evropë ambicioze" me projekte të veçanta.

"Është në interesin tonë të përbashkët që të punojmë së bashku," vuri në dukje Ëeber, duke përjashtuar bashkëpunimin me forcat e ekstremit të djathtë dhe të ekstremit të majtë.

Përveç kësaj, ai foli për "stabilitetin" që mund të garantohet nga partia e tij, e cila doli e para në zgjedhje pavarësisht humbjeve që pësoi.

Lidhur me presidentin e ardhshëm të Komisionit, ai vuri në dukje se nuk kishte "shumicë të qëndrueshme" kundër PPE-së dhe sqaroi se ishte e nevojshme të respektohej procedura kryesore e kandidatit.

Nga ana e tij, kandidati i socialistëve, France Timmermans, theksoi se partia e tij është e gatshme për të krijuar aleanca vetëm me partitë që duan "ndryshim"të  situatës aktuale dhe që të kuptojë se mesazhi i votuesve ishte lufta kundër ndryshimeve klimatike, duke mbrojtur taksimin e drejtë të ndërmarrjeve të mëdha dhe politikën sociale.

Për më tepër, ai pranoi se partia e tij ka humbur vende dhe për këtë arsye socialistët duhet të jenë "më të përulur".

Duke përfaqësuar liberalët, Margrethe Vestager vuri në dukje se sot u "thye monopoli i pushtetit", duke thënë "duhet të ndryshojë".

Ajo përshëndeti forcimin e fuqisë së të Gjelbërve, duke theksuar nevojën për një përfaqësim të balancuar gjinor në zyrat e larta të BE.

Kandidatët e gjelbër, Ska Keller dhe Bas 'Aikchout u shprehën të kënaqur me rezultatin dhe vunë në dukje se çdo aleancë duhet të ndërtohet në një program për të siguruar luftën kundër ndryshimit të klimës dhe forcimin e Evropës sociale.

Ata theksuan se do të mbështesin vetëm kandidatët të cilët tashmë janë shpallur nga palët para zgjedhjeve.

Së fundi, kandidati i majtë, Nico Cue, vuri në dukje se do të marrë në konsideratë çdo përpjekje të  programit  të Aleancës Progresive, duke vendosur tre prioritete: forcimin e legjitimitetit demokratik të institucioneve evropiane, forcimin e vërtetë të Europës sociale dhe propozime konkrete që kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

EMISIONET