Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme duelin delikat ndaj Islandës, i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë vijnë pas atij dushi "të ftohtë" ndaj kampionëve të Botës, Francës dhe pesimizmi ka kapluar skuadrën.

Kur kanë mbetur më pak se 5 orë nga nisja e takimit, gazetari sportiv i "RTV Ora", Drilon Xhepollari njoftoi se atmosfera është e pakët, teksa konfirmoi se deri më tani janë shitur rreth 6 mijë bileta

"Prezenca e tifozëve është e paktë. Edi Reja pa atë paraqitje të lojtarëve në Francë dhe tashmë ndryshoi formacionin. Konfirmoi 6 lëvizje. Strakosha në portë, Ismajli, Dermaku dhe Djimsiti në mbrojtje. Gjasula, Bare dhe Memushaj në mesfushë, me Hysaj e Lenjani nga krahët. Çikalleshi i merr vendin Bekim Balaj dhe së bashku me Rey Manaj do të formojnë repartin e sulmit. Deri më tani, burime për FSHF thonë se  janë shitur 6 mijë bileta."-tha Xhepollari.

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës luhet ditën e sotme në "Elbasan Arena" në orën 20:45.

/Ora News.tv/