Duelet e qershorit, Bushi zbulon listën anti-Turqia dhe Uells

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka shpallur listën për ndeshjen zyrtare e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21, Turqi-Shqipëri më 7 qershor dhe më pas 2 ndeshjet miqësore ndaj Uellsit në vendin tonë në datat 9 dhe 11 qershor.

Kombëtarja U-21 e fillon grumbullimin me datë 26 maj në Elbasan. Trajneri në fjalën e tij për mediat u shpreh:-

“Mendoj që është një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne dhe kemi vetëm 1 pikë, pavarësisht që kemi luajtur 2 ndeshje dhe kjo është ndeshja e tretë, ne duhet patjetër të marrim një rezultat pozitiv pasi largohemi nga objektivat përndryshe. Mundësitë do të jenë të barabarta në këtë ndeshje, ekipin e Turqisë e njohim, është një ekip që luan mirë futboll dhe kemi një pasqyrë më të saktë pas ndeshjes së parë. Kemi një problem, mungesën e 5 lojtarëve që ishin ndeshjen e parë si: Bajramaj, Mucolli, Ademi, Kryeziu për shkak dëmtimi edhe Selmani që këtë rradhë do të jetë me ekipin e parë si herën e shkuar. Në Turqi do mundohemi si gjithmonë të luajmë mirë pastaj rezultati është cështje fati. 

"Kemi lojtarë të rinj si Bullari, Ndrecka, na mungojnë edhe disa lojtarë të tjerë për shkak dëmtimeve. Edhe lojtarët shqiptarë kanë bërë mirë si rasti i Bardhit një futbollist i mirë shpresoj të luaj pasi kemi 3 ndeshje. Në bashkëpunim me trajnerin Reja, disa futbollistë të U-21 po stërviten me një pjesë të futbollistëve të ekipit A. Trajneri Reja ka një mendim shumë pozitiv për disa futbollist të U-21, është një motiv i madh. Shpresoj të rikuperohet Kryeziu pasi është dëmtuar në stërvitje me ekipin A. Lojtarët e Shqipërisë thuajse kanë luajtur të gjithë, ndërsa ata nga jashtë kanë pasur problemet e veta, por ajo që dua të theksoj është fakti se kur të thërret kombëtarja motivimi është shumë i lartë pavarësisht ke luajtur apo jo, ndonëse është faktor shumë i rëndësishëm. Kjo është dhe një moshë delikate pasi kur janë tek të rinjtë luajnë rregullisht dhe tek U-21 është më e vështirë pasi është hapi që kalojnë tek ekipet A. 

"Ne si trajnerë të kombëtares rrimë 2-3 muaj duke përgatitur një ndeshje dhe kur nuk ke 5 lojtarë është pak problem. Qëllimi kryesor i përfaqësueses U-21 është të furnizojmë kombëtaren A por edhe të marrim rezultate. Po mundohemi të përmirësohemi dita ditës, dhe do të bëjmë mirë. Bullari pavarësisht se është datëlindja 2001 do të ketë mundësinë pasi janë 3 ndeshje është një futbollist me talent dhe ne do mundohemi ti promovojmë.” -përfundoi Bushi.

EMISIONET