"Duel në themel" Gjetan Keta kundër boshnjakut Sladjan Janjanin

"Duel në themel" Gjetan Keta kundër boshnjakut Sladjan

Mbrëmja e 8 shtatorit pritet të jetë madhështore për tifozët shqiptarë të sportit të boksit, pasi në Dibër, në eventin e pagëzuar "Duel në themel" boksieri dibran, Gjetan Keta do të duelojë për titullin kampion bote. 35 vjeçari do të ndeshet në ring me boksierin nga bosnja, Sladjan Janjanin.

Janjanin zëvendëson në këtë sfidë meksikanin Paul valenzuela Jr që mungon për arsyeje dëmtimi.

Statistikat flasin në favor të Ketës, me Gjetanin që ka zhvilluar 26 përballje, ka fituar 22 prej të cilave 18 me "KO". Në krahun tjetër Janjanin ka zhvilluar dy takime më shumë se boksieri kuqezi, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me "KO".

Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.

Ajo që bie në sy është dhe çmimi i ulët i biletës, që sipas vëllait të madh, ismail Keta do të jetë vetëm 10 mijë lek të vjetra.

"Çmimi do te jete modest. Vetem 10 mij leke te vjetra (JO 10€), pasi ne ate vend ne linden dhe u rritem, dhe jetojme me problemet ekonomike te atij vendi. Nuk kemi ardhur per te fituar, por per té nderuar veten dhe kombin në lidhje me spotin pasi ne vendlindjen me publikun shqiptar ndihemi te pathyeshëm"-deklaroi Keta për mediat. 





EMISIONET