Një kampionat vetëm me lojtar italian do të sillte surpriza në Seria A italiane, dhe  nëse kjo do të ishte një realitet kombëtarja italiane me shumë mundësi do të ishte në Rusi 2018.

Kur ka përfunduar faza e parë e kampionatit dhe Napoli po kryeson bindshëm, "Corriere dello Sport" ka menduar t'i klasifikoj 20 ekipet e Seria A në një rënditje ku lojtarët italian do të ishin "bomberat" e vetëm në kampionat.

20  golat e Immobile i kanë dhënë krahë Lacio-s që e kryeson me +2 pikë nga Sampdoria k ëtë klasifikim të veçantë, ndërsa skuadra që realisht kryeson kampionatin, Napoli ndodhet shumë afër zonës së ftohtë me 22 pikë, ndjekur nga Juventus me 1 pikë më pak, ndërsa zikaltërit e Spaletti-t do të ishin një kategori më poshtë, sëbashku me Benevento dhe Crotone që dhe në realitet rrëzikojnë rënien.

Rënditja e veçantë:

1) LACIO: 34
2) SAMPDORIA: 32
3) FIORENTINA: 31
4) SASSUOLO: 31
5) ATALANTA: 30
6) SPAL: 29
7) ROMA: 27
8) CAGLIARI: 27
9) CHIEVO: 27
10) BOLOGNA: 27
11) UDINESE: 26
12) TORINO: 26
13) MILAN: 25
14) VERONA: 24
15) GENOA: 23
16) NAPOLI: 22
17) JUVENTUS: 21
18) INTER: 17
19) BENEVENTO: 16
20) CROTONE: 10 pikë


 

/Ora News.tv/