"Duan të më martojnë me zor"-pretendimi i shqiptares për të përfituar leje qëndrimi në Britani

"Duan të më martojnë me zor"-pretendimi i shqiptares

Një grua pretendon se dashuria dhe frika e bënë atë të largohet nga Shqipëria për në Mansfield të Britanisë, duke përdorur një pasaportë të dyshimtë.

Mediat lokale britanike shkruajnë se Daniela Prenga, ndërmori një udhëtim nëpërmjet Hungarisë për të shmangur një martesë të detyruar në vendin e saj.

Pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u bashkua me të dashurin e saj dhe ata tani kanë një fëmijë.

Nëpërmjet avokates mbrojtëse të 26 vjeçares, shqiptarja thotë se rrezikon të dhunohet në Shqipëri, ndërsa pretendon se do të martohej me forcë me një burrë shumë më të madhe në moshë.

"Ata ishin të gatshëm të përdorin forcën për të pranuar martesën". 

Prenga tani kërkon azil në Britani të Madhe.

Një dënim gjashtëmujor, i pezulluar për një vit, u vendos ndaj Prengës, e cila pranoi përdorimin e një pasaporte të rreme në qershor 2016. Ajo duhet të bëjë 90 orë punë të papaguar.

Mark Watson, që ka ndjekur akuzat, tha se ajo shkoi në Hungari për të marrë pasaportën, e cila ishte bërë në emër të rremë, por mbante foton dhe gjurmët e saj të gishtërinjve.

Prenga arriti në Britani të Madhe më 2015, por u deportua, për t'u kthyer me pasaportë ilegale.

EMISIONET