"Duam punë!", naftëtarët përplasen me policinë, paralajmërojnë skenar si ai i minatorëve në 1992

"Duam punë!", naftëtarët përplasen me

Naftëtarët kërcënojnë me skenarin e grecëv së minatorëve të vitit 1992, ndërsa protestojnë për rinisjen e punës në Uzinat e Armos dhe pagën e prapambetur të muajit dhjetor. Një ditë pasi refuzuan ofertën për pagesë papunësie, punonjësit e uzinave të ARMO-s ata përshkallëzuan qëndrimet në kërkim të zgjidhjes së problemeve që kanë ngritur prej kohësh

Naftëtarët zbritën të revoltuar në rrugët e Fierit, në një marshim ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe që shkaktoi kaos e trafik në qytet.

Me thirrjen “Duam punë!”, dhe kërkesa të panegociueshme sipas tyre nisja e punës në uzina dhe pagën e dhjetorit, lanë afat deri të hënën për përgjigje, ose në rast të kundër paralajmëruan se do të nisen sërish drejt Tiranës.

Protestuesi:"Merre seriozisht punën e naftëtarëve, sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne. Vërtet zgjidhja do të vijë përmes politikës por kurrë s'do bëhemi pjesë e saj"


Kryeministrit Edi Rama i kërkuan që t'i marrë seriozisht kërkesat, ndërsa theksuan se nuk do të behën pale me asnjë forcë politike, një përgjigje kjo që siç duket shkoi për Partinë Demokratike që i thirri ti bashkohen në protestën e 27 Janarit në Tiranë

Protestuesi: "Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për ti thënë zotit Kryeministër merre seriozisht problemin e naftëtarëve. Sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne, me familjet tona. Ai kolltuku jot është me votat tona. Ne sot do të vendosim me një lëvizje punëtore, pa udhëheqje, pa politizuar. Mos shpresojë asnjë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim. Kurrë! Vërtet zgjidhja jonë do të vijë nëpërmjet politikës, por kurrë mos shpresojë asnjë që ne të bëhemi pjesë e saj. Nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona kryesore, puna dhe paga e muajit dhjetor, të tjerat vijnë më pas. Zoti Prefekt nëse të ka mbetur një pikë besnikërie, dil dhe thuaj je me ne apo jo?!".

Naftëtarët kanë ndërmarrë një valë protestash që prej muajit dhjetor, pas largimit të shoqërisë IRTC që kishte marrë në përdorim uzinat e ARMOS.

Gjithashtu naftëtarët thanë se nuk do bëhen pjesë e asnjë pale politike. 

Një ditë më parë ata kundërshtuan vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë.




EMISIONET