Dua Lipa përgëzon punën e të dashurit me 'xhiro' në kurriz

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është më e dashuruar se kurrë. Me anë të disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka treguar se është shumë krenare për të dashurin e saj Isac Creew.

Ai përfundoi me sukses maratonën me 160 km me biçikletë dhe paratë e fituara i dhuroi për fondacionin "Mind Charity". Në postimin ku ai e mbante në kurriz, Dua shkruajti: "Jam kaq e frymëzuar nga dedikimi, pasion dhe puna e palodhshme që bën. Të dua."

Ndërkohë këngëtarja vijon të ketë suksese të mëdha në botën e muzikës me hitet që sjell në treg.

EMISIONET