Dua Lipa përgëzon Era Istrefin shqip: Bravo

Era Istrefi dha një performancë të jashtëzakonshme të dielën në hapjen e finales së Kupës së Botës.

Ylli i muzikës, me famë ndërkombëtare, ka marrë shumë komplimente nga figura të njohura, midis tyre dhe këngëtarja Dua Lipa.

Dua ka komentuar shqip në një foto të publikuar nga Era në Instagram duke e përgëzuar për performancën.

"Bravo Era,"-shkruan Dua.

Ndërsa Era iu është përgjigjur: "Faleminderit! Të dua."

Dua Lipa është e vetmja këngëtare me famë botërore që mbështeti Era Istrefi për performancën në stadiumin e Luzhniki të Moskës.

Ajo këndoi këngën 'Live it up' me Will Smith dhe Nicky Jam.


EMISIONET