Dua Lipa duket se e ka harruar përfundimisht Isaac Carew pasi është fotografuar e lumtur në krahët e Anwar Hadid. Kishte kohë që përflitej se ishin në një lidhje dashurie, derisa fotot e tyre morën vëmendjen e të gjithëve.

Duket se këngëtarja shqiptare është “lodhur” nga meshkujt më të mëdhenj se ajo. Kujtojmë se Isaac ishte 10 vite më i madh se Dua. Ndërsa me të dashurin e ri, është e kundërta.

Këngëtarja duket se ka filluar të pëlqejë meshkujt më të ri në moshë. Anëwar Hadid, modeli i famshëm është tre vite më i vogël se Dua Lipa dhe mosha për ta nuk ka aspak rëndësi.

Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të shohim se si do jetë kjo lidhje e Duas.

/Ora News.tv/