Mbrëmja e çmimeve të MTV VMA ka dhuruar spektakël dhe plot surpriza.

Triumfuese ishin këngetarët Taylor Swift dhe Ariana Grande të cilat rrëmbyen nga tre trofe dhe ishin të nominuara në 10 kategori.

Kjo natë ishte plot surpriza edhe për artisten me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila rrëmbeu çmimin për “Kërcimi më i mirë” me dy këngë. Bebe u lumturua shumë pasi ishte hera e parë që merrte triumf në një festival MTV VMA.

Në të njëjtën kategori ishte e nominuar edhe Dua Lipa, e cila njihet për fitoret e shumta që ka marrë në konkurse të tilla, por këtë herë u mjaftua vetëm me nominimin.

Bebe mori triumfin me këngën "Call You Mine", ku është e ftuar në bashkëpunim nga The Chainsmokers.  Me të njëjtën këngë ishte e nominuar në kategorinë "Videoja e verës", triumfin e të cilës e mori Ariana Grande.

/Ora News.tv/