Më në fund bëhet publike puthja e parë e Dua Lipës me modelin Anwar Hadid.

Para disa ditësh dolën fotografitë e vëllait të supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid në Festivalin BST pranë Duas, gjë që konfirmoi romancën e tyre. Ata ishin të përqafuar me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe në një moment shkëmbyen puthje.

Pikërisht kjo bëri bujë të madhe pasi askush nuk e priti që Dua të nisë një lidhje të re kaq shpejt.

Dua dhe Anwar filluan të takoheshin vetëm disa javë pasi këngëtarja u nda nga i dashuri i saj prej shumë vitesh Isaac Carew.

Dua u lidh me Isaac që nga viti 2013. Ata u ndanë në vitin 2017 para se të pajtoheshin në janar 2018.

/Ora News.tv/