Dua Lipa me dy nominime në Grammy: Ndjej se përfaqësoj Kosovën

Dua Lipa me dy nominime në Grammy: Ndjej se përfaqësoj

Dua Lipa për herë të parë është nominuar në Grammy. Por ky nuk është suksesi i vetëm i këngëtares shqiptare. Ajo ka marrë dy nominime Grammy, një arritje e jashtëzakonshme për të.

Dhe këngëtarja ka rrëfyer për Billboard se e ka nisur mëngjesin duke pirë shampanjë.

Dua ishte në një takim mëngjesin e së premtes (7 dhjetor) kur filluan ti vinin telefonata të pafundme.

"Kur njerëzit më morën në FaceTime, e kuptova se diçka kishte ndodhur,"-tha këngëtarja.

Dhe rezultoi të ishte kulmi i vitit për Duan.

Ajo u nominua për çmimin “Artisti/artistja më i/e mirë” dhe "Koreografia më e mirë" në Grammy.

"Ndërpreva takimin sepse fillova të qaj. Nuk isha në gjendje ta besoja. Kam qarë gjithë mëngjesin. Unë jam me të vërtetë e ngazëllyer dhe mirënjohëse. Është e vështirë për mua që ta përshkruaj me fjalë,”-tha këngëtarja.

Ndonëse talenti i Lipës është njohur nga çmimet e marra nëpër botë gjatë viteve të fundit, raporton Billboard, ajo shprehet se nominimet në Akademinë e Regjistrimit janë nderi më i lartë në industrinë muzikore.

"Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të entuziaste gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua,”-nënvizoi Dua për Billboard.

EMISIONET