Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do të jetë pjesë e turneut australian të Bruno Mars që fillon të mërkurën (6 mars).

Ylli ndërkombëtar i muzikës zbuloi se kjo i duket e pabesueshme, në një intervistë për The Daily Telegraph.

Duke reflektuar sesa sukses ka arritur, 22 vjeçarja u shpreh: "Truneu është një ëndërr që po realizohet për mua. Është kaq e pabesueshme."

Dua tha se më parë kishte blerë bileta për të parë koncertin e tij, ndërsa tani do të jetë pjesë e tij.

"Kam blerë bileta për të parë Bruno Marsin kur ai erdhi në Londër për të bërë një koncert për albumin e tij të parë Doo Wops and Hooligans në Koko. Tani unë jam në internet me të dhe bota ndihet kaq e çmendur."

Këngëtarja do të këndojë në turneun australian të Bruno Mars që fillon sot.

Dua Lipa ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj 'New Rules' që ka arritur më shumë se 1 miliardë klikime në Youtube.

Në shkurt të këtij viti ajo mori në shtëpi dy çmime në 'Brit Awards', midis tyre 'Këngëtarja më e mirë'.

/Ora News.tv/