Dua Lipa arrin suksesin e radhës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka arritur suksesin e rradhës.

 Ylli i muzikës që po arrin majat e tregut muzikor ndërkombëtar ka shitur 2 milionë albume në të gjithë botën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 22-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram.

"2 milionë albume në të gjithë botën. I dua të gjithë fansat dhe ekipin tim."

Lipa ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën 'New Rules' dhe së fundmi ka publikuar 'One Kiss' në bashkëpunim me Dj Harris dhe vetëm në 3 javë ka arritur 39 milionë klikime.

EMISIONET