Droni i policisë në rrugën Lezhë-Shkodër, kapen "mat" drejtuesit e makinave

Droni i policisë në rrugën Lezhë-Shkodër, kapen

Prej disa ditësh Policia e Shtetit ka nisur vëzhgimin me anë të dronit, për të evidentuaar parregullësitë e drejtuesve të mjeteve, siç janë parakalimet e gabuara.

Sot, policia në një postim në Facebook thotë se "syri" vëzhgues ishte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

"Nesër do të jemi në një tjetër rrugë kombëtare, jo për të ndëshkuar, por për të garantuar se shkeljet evidentohen dhe çdokush do të përballet me sanksionet. Kjo për të rritur sigurinë në akset rrugore dhe parandaluar aksidentet", thuhet në postimin e policisë, e cila e shoqëron me një video.

EMISIONET